Autoritetet libaneze kanë liruar nga burgu djalin e ish-udhëheqësit të tyre Muammar Gaddfi, Saadi.

47-vjeçari është nisur menjëherë për në Stamboll, ka thënë një burim nga policia. Kujtojmë se gjatë kryengritjes së vitit 2011, ku mbeti i vdekur babai i tij, Saadi u largua për në Niger, e më pas, u ekstradua në Libi në vitin 2014. Që nga ky vit, ai ka qenë i burgosur në Tripoli.

Ish-futbollisti profesionist u akuzua për krime të kryera kundër protestuesve në 2011 dhe për vrasjen e trajnerit libian të futbollit Bashir al-Rayani në 2005.
Ai u lirua nga akuzat për vrasjen e al-Rayani në prill 2018.
Një burim në zyrën e prokurorit i tha agjencisë së lajmeve AFP se “kryeprokurori kërkoi, disa muaj më parë, ekzekutimin e vendimit në lidhje me Saadi Gaddafi sapo të ishin plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara”.

Ai ishte i lirë të qëndronte në vend ose të largohej, shtoi burimi.
Libia ka pësuar kaos, përçarje dhe dhunë në 10 vitet që nga kryengritja. Përveç Muammar Gaddafit, u vranë edhe tre djemtë e tij.

Një armëpushim në vitin 2020 i dha fund luftimeve fraksionale dhe hapi rrugën për bisedimet e paqes dhe formimin e një qeverie tranzitore në mars. Zgjedhjet janë planifikuar për në dhjetor të këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: