Kladi Dokoli, një prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit në Elbasan kërkon lirinë pasi pretendon se po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se dje u shty seanca në mënyrë që palët të njihen me aktin e ekspertëve të mjekësisë ligjore për Dokolin.

Sot mbahet seanca e radhës në orën 14:00 në mënyrë që të merret një vendim për të akuzuarin.

Më 29 mars të këtij viti u arrestua Ardian Çapja, kurse nipi i tij Florenc Çapja është në Dubai ku ka kërkuar azil politik dhe nuk dihet nëse do të ekstradohet. Të akuzuar të tjerë për vrasjen e dyfishtë të babë e bir më 15 gusht 2012 janë dhe Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi e Etjen Cani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb