Bayern po bën gjithçka për të bindur Robert Lewandowski të rinovojë kontratën e tij aktuale e cila i skadon në 2023. Drejtuesit e klubit gjerman në më shumë se një herë i kanë treguar kontratën sulmuesin polak, i kanë ofruar edhe rinovimin, por me sa duket nuk po i ofrojnë shifrat që Leva kërkon.

Nga Spanja bëjnë me dije se palët janë shumë larg gjetjes së një akordi, Lewandowski e konsideron të papërshtatshme ofertën e Bayern për të rinovuar, si në kohëzgjatje ashtu edhe në pagën e tij vjetore.

Sport
Sport

Një tjetër rol përcaktues në këtë situatë ka edhe Barcelona me klubin blaugrana që insistojnë për ta bërë pjesë të projektit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb