Një shtetas pakistanez i cili jetonte në SHBA, ka shkuar në ambasadën turke dhe ka dhuruar 30 milion dollarë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif.

“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanez anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi shanset në dukje të pakapërcyeshme,”, shkroi kryeministri në Twitter.

Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë, Anadolu Agency.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb