TIRANE

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli prej një kohë të gjatë është në lidhje dashurie. Ajo vet kishte zbuluar lidhjen e saj me Huseyin Usta, ndërsa ky i fundit shpesh i dedikon mesazhe dashurie.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një imazh të artistes me një mbishkrim.

“Ti je dielli im, ylli në qiell. Ti je personi që dua më shumë. Nuk dua askënd tjetër. Dua vetëm sytë dhe buzëqeshjen tënde e dashur”, ka shkruar ai.

Dyshja shpesh shihen edhe në udhëtime së bashku, duke mbajtur të azhurnuar kështu fansat përmes postimeve. Nga ana tjetër, Genta është parë duke u përgatitur për projektin e ri muzikor.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb