Policia e Beratit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale. Rasti i parë bën fjalë për të ri, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet B.D. 33-vjeçari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.B., 59 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Moravë”, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale. Nga kontrolli i ushtruar me aparatin drager, u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: