Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00  në aksin rrugor Lezhë-Balldre ku një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur për shkak se një lopë ka dalë në rrugë dhe në tentativë për ta shmangur, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.

Mungesa e mbrojtësve të rrugës bën që rrugët që përshkojnë Lezhën të vijojnë të mbajnë emërtimin si rruga e “vdekjes”!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb