FAST Albania në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Kurbin kanë vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë Emanuel Loku (alias Ferdinand Luka), 53 vjeç, i lindur në Krujë, idënuar me 5 vite burg për vjedhje në shtetin fqinj.

Pas informacioneve se ai qarkullonte nga Kurbini në drejtim të Tiranës, menjëherë është organizuar operacioni policor i koduar “Ancona”, duke i vënë prangat.

Njoftimi i plotë i policisë:

FAST Albania

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Ancona”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga FAST Albania në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Vihet në pranga 53-vjeçari, i dënuar me 5 vjet burgim në Itali, për veprat penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura”.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për 1 shtetas shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili po qarkullonte nga Kurbini në drejtim të Tiranës, menjëherë është organizuar operacioni policor i koduar “Ancona”.

Si rezultat i mirëkoordinimit të FAST Albania, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Emanuel Loku (alias Ferdinand Luka), 53 vjeç, i lindur në Krujë.

Gjykata e Ancona-s, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb