Është tërhequr një tjetër gjyqtar nga çështja e të burgosurit përjetë Arben Grori.

Mësohet se gjyqtari Ardian Kalia ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes së papajtueshmërisë, ndërsa pritet që kërkesa e tij të miratohet nga kryetari i gjykatës.

Arben Grori është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, më 1998 në Itali.

Ai ka kërkuar rishikim të vendimit, por deri më tani asnjë gjyqtar nuk e ka shqyrtuar kërkesën e tij, pasi janë dorëhequr.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb