Taulant Xhaka në kushte të tjera do të ishte një futbollist deçiziv për Shqipërinë ashtu siç ka qenë në shumë prej ndeshjeve të mëparshme që kombëtarja ka luajtur. Pas shumë grumbullimesh, kjo ishte hera e parë që mesfushori grintoz i Baselit nuk bën pjesë e ekipit kuqezi dhe kjo për shkak të kontradiktave me teknikun De Biazi.

Pavarësisht të gjithave ai nuk humbet asnjë ndeshje të kombëtares dhe mbi të gjitha nuk ngurron të urojë shokët e ekipit për rezultatet e arritura. Kështu ka ndodhur mbrëmë.

26-vjeçari pas fitores 0-3 që Shqipëria arriti kundër Izraelit me një status në “intstagram” ka uruar shokët e skuadrës për rezultatin dhe paraqitjen dinjitoze në fushën e lojës.
xhaka-470x575
Urime fitorja! Forca Shqipëria! Urime çuna e keni merituar” – ishte statusi i mesfushorit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb