Kandidati i PS për deputet në Shkodër, kreu i KESH Benet Beci deklaron se përligjja e besimit dhe përmbushja e shpresave të qytetarëve është përgjegjësi e privilegj për 4-vjeçarin e Shkodrës.

Në një postim në “Facebook”, Beci nxjerr rrëfimin e Markut, një pensionist që punon ende pranë hidrocentralit.

“Marku ka punuar gjithmonë e prapë nuk ndalet. Me iu pjekë nga nji kafe e me iu uru ” ju lumshin krahët” punonjësve të hidrocentralit të Komanit, është rituali i tij i përditshëm.
Me buz’ n’gaz ai i pret me një gotë ujë të ftohtë të gjithë turistët shqiptarë e të huaj që ndalojnë aty rrugës për në Shalë.
Marku ka shpresuar gjithmonë se punët do të bëhen më mirë.
I detyrohemi Markut e shumë e shumë të tjerëve. Përligjja e besimit e përmbushja e shpresave të tyre është përgjegjësi e privilegj për katër vjeçarin e Shkodrës.
#SkaKohePerPushim
#shkodraeardhmjajone
#voto12partiasocialiste
#voto3benetbeci”, shkruan Beci.

“Falë HEC-eve ka ardhur rruga. Rruga që në 85 që është bërë për herë të parë në 85 nuk është prek me dorë, vetëm ndonjë gjë e vogël. Janë 32 km nga Vau i Dejës në Koman, bëhet për 1 orë e gjysmë-2. Mbajmë shpresë se kësaj radhe do të rregullohet rruga që iu duhet të tërëve”, shprehet Marku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb