Arsenal siguroi një fitore 3-2 ndaj Bournemouth sot në kampionatin anglez, vetëm pas golit të Reiss Nelson në kohën shtesë. Pas sfidës, lojtari nuk ka fshehur dot lumturinë.

“Kur topi arriti tek unë mendova: “Të lutem, më jep një shans”. Jam i emocionuar, shumë i lumtur. E kontrollova topin me këmbën e djathtë, e zhvendosa në këmbën e majtë dhe godita. Ne po fokusohemi te vetja. Do të shohim ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje. Si tifoz i Arsenalit, jam i kënaqur me rezultatin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb