Të shtëna me armë kanë tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e sotme. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Vincens Piroli nga Kurbini i cili është dërguar drejt Tranës për ndërhyrje më të specializuar.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se i plagosuri ishte në kërkim ndërkombëtar. Bëhet me dije se ai dyshohet per vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin.

Bashkë me Pirolin në kërkim është shpallur edhe Dorjan Lala 35 vjeç. Dyshohet se këta persona kanë kryer vrasje me qellim gjakmarrjen.Vrasja e 68 vjeçarit Momçillo Gjurishic dyshohet se ka ardhur si pasoje e vrasjes se kryer ne mars te 2017 kur djali i tij Savo Gjurishic vrau me arme zjarri shtetasin nga Kosova Beqë Likaj 53 vjeç. Momçillo Gjurishic eshte gjetur i vdekur ne lokalin e tij ne Ulqin pasditen e 4 korrikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: