Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një gazsjellës rus, shpërthimi i dytë ky brenda disa muajsh.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjet, shihet se si një lëmsh i madh zjarri ngrihet në qiell.

Shpërthimi ka ndodhur në kohën kur një sërë sulmesh me dron nga ukrainasit po kryhen mbi infrastrukturën energjetike të Rusisë.

Ky gazsjellës furnizon gadishullin Yamal dhe pjesët veriore të Siberisë dhe Rusisë. Deri më tani nuk raportohet për dëme.

Në janar, ukrainasit arritën që përmes flotës së dronëve të sulmojnë një rafineri nafte thellë brenda territorit të Rusisë.

SBU-ja ukrainase goditi rafinerinë e naftës që përdoret nga kompania ruse e naftës Rosneft në Tuapse, qytet ky në Detin e Zi jo larg territorit të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: