Policia e Elbasanit ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi është kapur me një granatë onfensive.

Në pranga ka rënë 57-vjeçari R. V., si dhe i është sekuestruar menjëherë municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. V., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet një granatë ofensive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb