Humb betejën me Covid 19 një tjetër figurë e njohur.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, pas luftës për më shumë se 10 ditë me virusin e rrezikshëm.

Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije për “BalkanWeb” se Hysenlliu ka qenë i intubuar dhe se gjendja e tij shëndetësore u rëndua nga rënia e oksigjenit në gjak. Gjendja e rënduar po ashtu pamundësoi dërgimin e tij drejt Turqisë, për një trajtim më të specializuar.

Po sipas burimeve nga spitali “Shefqet Ndroqi”, Drejtori i Institutit të Ndërtimit pati një përmirësim të lehtë pas intubimit, por përkeqësimi vijoi pas ditës së dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb