Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Velaj. Para demokratëve të Beratit, ai tha se Ramës dhe Veliajt i kanë hyrë ethet se e dinë që nuk shpëtojnë.

Mes të tjerash Noka pohoi se qytetarët shqiptarë po përballen me shkelje nga qeveria.

“Qytetarët po përjetojnë realitetin e vrasjeve të shpresës dhe besimit se ky vend mund të bëhet. Një pyetje për Rilindjen; si ka mundësi se kur qytetarët e lënë këtë vend kur ju thoni se Berati po lulëzon. Nuk mund të propagandosh qytetit të Beratit se ka fluks turistësh. Berati ka ngelur pa rini, po ashtu dhe rrethinat e tij.

Dhurata që iu bë këtij qarku është shkretimi, shkretimi i vatrave të qytetarëve dhe banorëve të këtij qarku. Ermonela mund të vijë në Berat dhe t’u thotë shqiptarëve se kanionet e Osumit janë dhuratë e Edi Ramës. Ai tha se do ta pastrojnë Shqipërinë dhe rruga e artë sipas tij ishin inceneratorët. I paraqiti si një nga mrekullitë për shqiptarët, si 7 piramidat e Egjiptit. Veliaj u përpëlit që të justifikonte drejtorët e tij. Nuk ka ndodhur kurrë një babëzi e tillë nga ana e pushtetit. Të krijosh një ndërmarrje me vartësit e tij për të vjedhur dhe më pas nga dëshpërimi përfundon në spital me overdozë. E ka vendin në burg. I kanë hyrë ethet dhe Veliajt dhe Ramës se e dinë që nuk shpëtojnë. Drejtësia e re do ju japë burgun, drejtësia e popullit do ju japin goditjen e fundit.”, tha Noka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: