Policia greke kap një shqiptar të kërkuar nga autoritetet franceze në anën greke të Kapshticës.

Shqiptari, 24 vjeç është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave Kapshticë në bashkëpunim me policinë kufitare Kapshticë Follorinë, teksa po tentonte të hynte në Greqi.

24-vjeçari rezulton me urdhër europian arresti nga autoritetet franceze për trafik droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb