Mesfushori maroken 18-vjeçar, Ayyoub Bouaddi është një nga emrat më të përfolur të futbollit botëror pas paraqitjes së kundër Brazilit. Ai i mahniti të gjithë me pjekurinë e tij në mesfushë, duke u konsideruar si një nga zbulimet më të mëdha të turneut.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, Lille ka vendosur një çmim prej rreth 70 milionë eurosh për kartonin e lojtarit, ndërsa interesimi nga klubet e mëdha europiane po rritet çdo ditë. Vendimtare për të ardhmen do jetë vetë dëshira e Bouaddit.
