“Zjarrfikësit biseduan me mua dhe u përpoqën të më nxjerrin nga rrënoja, por ata nuk e panë vajzën time, pasi ajo ishte mbuluar e gjitha. Unë nisa të bërtasë që të më linin mua dhe të merrnin vajzën time”.

Ky është rrëfimi dramatik i Marina Guagliata, një nga të mbijetuarat nga tragjedia në Genova. Gruaja tregon momentet tragjike se si ajo bashkë me vajzën e saj Camilla, mbetën të bllokuara në makinë pas shembjes së urës.

“Isha në gjendje t’i tregoja forcave të shpëtimit pozicionin e saktë të vajzës sime, sepse gjithmonë e mbaja prej dore teksa ishim nën rrënoja”, tha ajo, ndërsa ende shfaqet e shokuar, raporton ‘Republica’. Aktualisht nënë e bijë qëndrojnë në spitalin Villa Scassi, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se shenjat në fytyrën e Marinas janë të freskëta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb