Policia e Korçës ka vendosur në pranga 4 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare të uniformave blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë 42-vjeçari E. M., pasi u konstatua me mjetin tip “Benz” duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 3000 euro secilit, u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Mes të arrestuarve është edhe 50-vjeçari D. J., i akuzuar për dhunë në familje. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë

Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Ky shtetas u kap nga forcat e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip “Benz”, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 3000 euro secilit, ju kishte premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së.
———-
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën Ravonik-Korçë, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit shtetasit S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, të shtetasit D. J., 50 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll.

Ky shtetas dyshohet se ka shkelur vendimin e gjykatës dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij shtetases R. J., e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit D. T., 39 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap në lagjen nr. 18, Korçë, duke vjedhur disa vegla pune në mjetin tip “Benz”, të shtetasit F. L., të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb