SPAK ka kërkuar 3 vite burg për pedagogun Alket Dino, i cili dyshohet për korrupsion. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtojë asnjë funksion publik.
Ndërkohë, 2 vite burg ka kërkua prokuroria për bashkëpunëtorët Xhevair Dervishi, Gabriel Mukollari.

Pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin “Fan Noli” në Korçë merrte para studenteve në këmbim të një note kaluese. Dino u arrestua një vit më parë nga SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: