FIER

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte qytetin e Fierit.

Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e Spitalit Rajonal Fier dhe ka qëlluar në drejtim të personave të tjerë, duke plagosur 2 prej tyre. Mësohet se atentatori dhe të plagosurit kishin pasur më herët një sherr.

Drejtori i Policisë Andon Marko tha se policia ka arrestuar 2 persona, kurse një i tretë është shpallur në kërkim. Ai shtoi se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor.

Marko ka sqaruar edhe dinamiken e ngjarjes, sipas të cilit, një sherr ka nisur në Levan dhe ka perfunduar me përdorimin e armëve në spital. Sipas drejtorit, një person nga pjesëtaret e sherrit i ka marrë armën policit të Patrulles së Përgjithshme aksidentalisht dhe me të ka qëlluar në drejtim të të plagosurve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb