Largimi i C.Ronaldo-s nga ekipi përfaqësues i hapi rrugë Rafa Leao-s jo vetëm të zbriste në fushë si titullar ndaj Danimarkës, por befasia e madhe ishte fakti që Leao mori numrin 7-të, numrin legjendar të CR7. Leao qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, i vlerësuar nga mediat me notën 7.2:
“Ishte speciale për mua të mbaja në fanellë numrin e Cristiano-s, ai është idhulli im që kur isha fëmijë. Të dy fëmijët e mi kanë lindur më datë 7-të. Bëra më të mirën timë për të respektuar këtë numër, këtë fanellë. Jam i lumtur që fituam këtë takim”, u shpreh Leao pas suksesit 4-2 përballë Danimarkës.
