Ardian Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm, nuk ka mundur të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij.

Çapja kishte kërkuar leje për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në orën 14:00, në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Burgjeve i ka drejtuar një kërkesë Policisë, duke pyetur nëse ajo do të merrte përsipër shoqërimin dhe sigurinë e Çapjas gjatë daljes nga burgu për të marrë pjesë në varrim.

Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, Policia nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës, duke bërë që Çapja të mos mund të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: