Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se përdor dy “avokatë”, për ato që i quan “afera që qelbin dynjanë”. Referuar rastit të ministrit Xhafaj i vënë në qendër të akuzave të PD, e cila i publikoi dosjen e dënimit të vëllain, Paloka tha se Rama përdor dy socialistë për ta mbrojtur.

STATUSI I PLOTE
Dy “avokate” perdor Rama, per aferat e pashpresa qe qelbin dynjane; ta pafytyrin ne krye te grupit dhe “naiven” nenkryetare Parlamenti.
Atehere kur e kupton se ceshtja eshte vertete e nxehte dhe e ndyre , aq flagrante sa cdo “mbrojtje” thjesht te diskretiton, perdor pafytyresine e Balles qe nuk ka asnje problem, madje perdoret me kenaqesi (fundja karriera e tij aty eshte bazuar).
Kur ceshtja eshte edhe me diskretituese, sa as Balla nuk e merr persiper, perdor “naivitetin” e Vasilikes.
Sot Xhafajn e ka mbrojtur Vasilika…
Paloka
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: