Merr fund telenovela Dembele. Sipas asaj që shkruan El Sport, Barcelona dhe futbollisti francez kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin. Mungojnë vetëm disa detaje, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes është vetëm çështje kohe.

Prej ditësh ka thashetheme për të ardhmen e lojtarit, me këtë të fundit që i ka skaduar kontrata me gjigandët e La Liga. Sulmuesi 25 vjeçar, si duket, do të vijojë të jetë pjesë e Barcelonës, edhe për sezonin e ardhshëm.

Jj
Jj

Te katalanasit ka edhe shumë çështje të tjera të hapura. Kjo është periudhë merkatoje dhe drejtuesit kërkojnë të shfrytëzojnë kohën sa më mirë të jetë e mundur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: