Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka komentuar përplasjen mes Presidentit Meta dhe Etilda Gjonajt, ku i thotë ministres së Drejtësisë se boshti i saj i ekuilibrit është Rilindja e Djallëzuar.

Gjonaj në reagimin pasi Meta i kërkoi dorëheqjen, shkruante se ajo është krenare që është pjesë e Frontit të Reformës në Drejtësi por Maliqi ironizon duke thënë se boshti i saj i ekuilibrit është treshja Fatmir Xhafaj, Edi Rama dhe ambasadori i BE Luigi Soreca.

 

STATUSI I LEFTER MALIQIT
”Gjonaj krenare si pjese e frontit demokratik popullor te Reformes ne Drejtesi.Gjonaj front i Reformes se Xhafes katror Gonit te droges dhe Fatmirit eprorit te saj. S’keni pare gje akoma .Gjonaj qe sdrejton dot Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve pa nivel e me te shkuar te erret .Gjonaj cilson Meten pa ekuliber politik,pasi sipas saj boshti i ekulibrit politik dhe i karrieres se saj ,mqse nuk eshte as deputete ,mbetet treshja Xhafa i harruar,Rama i permalluar dhe Soreca i palestruar = Rilindje djallëzuar. S’keni pare gje akoma”- shkruan Maliqi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb