Një foshnje e seksit mashkull i cili ka lindur me një sëmundje të rrallë, e bën të duket si 80 vjeç. Ai ka lindur në Magura, Bangladesh. Trupi i tij është i rrudhur dhe ka një pjesë të kurrizit me qime të trasha në shpinë.

Doktorët vendas u shokuan kur e panë dhe u përpoqën të gjenin shkakun e plakjes së tij. Ata besojnë se ai ka “Progeria”, e cila është një sëmundje që prek një në katër milionë vetë. Kjo sëmundje shpesh kufizon fëmijët nga një jetë normale dhe bën që trupi i tyre të plaket më shpejt se zakonisht.

38DFAB9A00000578-3811450-image-a-35_1475059891042
Prindërit e djalit janë shumë të lumtur që ai ka lindur i shëndetshëm.
Babai i tij Patro thotë: “Duhet të falënderojmë Zotin. S’kemi pse të mos jemi të lumtur për pamjen e tim biri.Ne kemi dhe një vajzë dhe tashmë jemi bërë katër persona në familje. Ç’mund të kërkojmë më shumë”.
Patro dhe gruaja e tij Parul, kanë pasur vizita të shumta në shtëpi për shkak se njerëzit ishin kuriozë të shikonin se si dukej djali i tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: