Eksperienca e Alban Hoxhës po i sjell produktivitet Partizanit. Portieri i njohur i priti sot penalltinë Egnatias, në barazimin 1-1 në “Arenën e Demave”.

“E kam thënë dhe më përpara që do jem gjithmonë për Partizanin sa herë të ketë nevojë. Kam qenë gati këto dy ndeshje dhe do të vazhdoj të jem. Kanë qenë goxha penallti që kam pritur dhe nuk i kam fiksuar. Por janë vërtet shumë.

Po ta thash sekretin ai tjetri mund të më shënojë javës tjetër (qesh). Shaka. Mendoj se është 100% intuitë” – tha ai. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb