Një nga largimet më të bujshme të sezonit ishte ai i Edlir Tetovës nga Egnatia. Trajneri që konsiderohet si arkitekti i suksesit të klubit rrogozhinas u shkarkua pas javës së 34-rt, duke i dhënë fund një prej cikleve më të suksesshme në futbollin shqiptar të viteve të fundit. Tetova qëndroi në krye të Egnatias për plot 1192 ditë, duke drejtuar skuadrën në 156 ndeshje zyrtare.
Bilanci i tij ishte mbresëlënës, 74 fi tore, 43 barazime dhe 39 humbje, me golaverazh 218 gola të shënuar dhe 153 të pësuar. Në total, ai grumbulloi 265 pikë, me një mesatare prej 1.70 pikësh për ndeshje. Nën drejtimin e Tetovës, Egnatia u shndërrua nga një skuadër pa pretendime në një nga ekipet më të forta dhe më të organizuara të Superiores.
Rrogozhinasit fi tuan identitet, stabilitet dhe u kthyen në një rival serioz dhe fi toi 2 tituj kampionë, dy Kupa dhe një Superkupë, ndërsa trajneri ndërtoi një nga projektet më të qëndrueshme në futbollin shqiptar. Pikërisht për këtë arsye, largimi i tij u konsiderua surprizë, sidomos duke pasur parasysh se Egnatia ndodhej në vendin e tretë në momentin e shkarkimit dhe ishte ende në garë për objektivat madhorë të sezonit.
