Gazeta prestigjioze “New York Post” i ka kushtuar një artikull shëndetit mendor të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Kim është ‘i pushtuar’ nga ankthi dhe për pasojë nuk mund të flejë dot natën, shkruan media amerikane. Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale është analizuar edhe pesha e liderit të Koresë së Veriut, i cili shfaqet mbi 140 kg.

Referuar të njëjtit burim, gazeta vë në pah se Kim Jong-un është i varur nga alkooli dhe duhan pirja.

Ato zbulojnë se autoritetet e Koresë së Veriut po importojnë sasi të mëdha të barnave kundër pagjumësisë si ”Zolpidem”, alkooli dhe cigaresh. Në analizën e bërë, lideri i Koresë së Jugut u shfaq i rraskapitur dhe me rrathë të errët poshtë syve në daljen e tij publike më 16 maj, duke shtuar edhe më shumë dyshimet.

Edhe fakti se ai ka shumë kohë që nuk del më në publik apo prezantimi i vajzës, si një mënyrë për të treguar se kush është pasardhësja, ka bërë që thashethemet mbi shëndetin e tij të jenë të pafundme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb