MAT- Dalin pamjet e arrestimit të autorit të masakrës me tre të vrarë dhe një të plagosur në Mat.

Autori, 51-vjeçari Kujtim Koxha, u prangos dy orë pas krimit, në Burgajet. Në pamjet e regjistruara nga policia pak çaste pas kapjes së autorit ai shfaqet i qetë në dukje dhe i kthjellët, pavarësisht se u tha se ishte në gjendje të dehur.

Koxha ishte kryeplak i fshatit Shëlli dhe ishte konfliktuar sot me punonjësit e Bashkisë Mat për rrugën.

NGJARJA
Shtetasi Kujtim Koxha, 54 vjeç, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin e shtetasit Q.K., pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit;

Mentor Hoxha, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit:
Erzen Aliaj, 49 vjeç, banues në Burrel (shofer kamionçine)
Hamit Buci, 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat (banor fshati)
Dhe është plagosur rëndë shtetasi A.H., 40 vjeç, banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.

Nga veprimet proceduriale të kryera ka rezultuar se shtetasi Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth ores 12:30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati, ku janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit.

Në këto moment shtetasi Kujtim Koxha iu ka thenë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht shtetasit Erzen Aliaj se ‘përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtepisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë’. Në këtë kohë është çuar nga tavolina shtetasi Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me shtetasin Kujtim Koxha dhe e ka goditur me shuplakë ne fytyrë.

Ne këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi shtetasi Kujtim Hoxha ishte në gjendje te dehur.

Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë.

Pas krimit të kryer autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet, ku falë një pune të mirëorganizuar nga Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P.Dibër, si rezultat i ndjekjeve të pandërprera, brenda 1 ore, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar Kujtim Koxha.
Në vendin e ngjarjes grupi hetimor sekuestroi armën e krimit tip automatik model 56 kaliber dhe 11 gëzhoja dhe nje kreher me 18 fishek.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb