Një i ri nuk e ka përjetuar mirë ndarjen e fundit nga e dashura, jo nga hidhërimi i ndarjes, por nga përndjekja sistematike që i bënte ajo. Jame Aitken nga Britania e Madhe ka treguar për mediat vendase se ka përjetuar një “makth” të vërtetë kur u nda nga e dashura Jaclyn.

Ajo fill pas ndarjes, e përndiqte e veshur me një bark të rremë shtatzënie, e duke pretenduar se fëmija ishte i tij. Megjithatë Jame, pranoi përgjegjësitë e tij dhe ishte tepër i ngazëlluar që do të bëhej baba, megjithëse ai pretendon se e kishte takuar vetëm një herë.

“Jam takuar vetëm një herë me të. Ajo sapo kishte kaluar një martesë të dështuar. Kishte një dhomë në hotel, nuk e mbaj mend mirë. Dhe më pas disa javë më vonë më tha se ishte shtatzënë. Mendoja se do të lindte një fëmijë”, thotë ai.

Gruaja, për ta bërë sa më të besueshme mashtrimin e saj, i kishte dërguar të riut dhe familjarëve të tij kopje ekoje ku konfirmohej një shtatzëni, por më pas u vërtetua se ajo i përkiste motrës së saj.

“Ajo po më manipulonte nga të gjitha aspektet e mundshme. Shkonte te vendi i punës së vëllait tim dhe i thoshte se ishte shtatë muajshe shtatzënë, me një bark të rremë bebeje që kishte vendosur në trup. Siç rezultoi më vonë, motra e saj ishte shtatzënë dhe ajo merrte fotot prej saj”, u shpreh i riu.

Jamie shtoi se diçka e tillë duhet të ndalojë. “Dua të mbroj njerëz të tjerë prej saj. Shpresoj që të marrë ndihmën e duhur mjekësore”, shton ai.
Sakaq, dyshohet se gruaja vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, e për këtë arsye vendimi ndaj saj ende nuk është përcaktuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: