Babai i 29-vjeçarit nga Dibra, Ulvi Skana, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur, denoncon humbjen misterioze të të riut. Në një rrëfim për gazetaren e News24, Klodiana Lala, Hasan Skana tha se djali u zhduk dy ditë pasi erdhi nga Belgjika.

Ai tha se djali i tij ishte përdorues i lëndëve narkotike. Mes te tjerash ai tha se i biri kishte lidhje miqësore me Can Kariqin, i cili u vra kohë më parë.

INTERVISTA
Kur keni humbur kontaktin me djalin tuaj?
Ka humbur më 17 maj. Dy ditë para se të largohej erdhi nga Belgjika. Se kam parë fare. Nuk të gënjej.
Sa qëndroi në Belgjikë?
Qëndroi 17 ditë
Ku kthye me vullnetin e tij?
Se kam pyetur. Erdhi në datë 15 në darkë. por se pyeta,. Ka qenë një herë në gjermani., mori një ekspuls. Pastaj iku në Belgjike. E ka fikur telefonin. Ne pritëm 3 ditë, mos është në rajon dhe më njoftonte. Prita 3 ditë, shkova në Kamzë. Më tha lerë sot dhe nesër pyet te spitalet. Pyeta, por më thanë se nuk ishte. Shkova në spital në shtet, jo në privat. Nuk ishte i shtruar. Kishte raste që humbiste kontakte 10 ditë, por merrte telefon. Jo me humb kontakt zero më zero jo!

Nga informacionet e policisë rezulton se është përdorues i lëndëve narkotike, është e vërtet ?
Po
Me Can Kariqin, a njihej djali juaj?
Po, shumë.

Momentin që u vra Can Kariqi djali juaj është shoqëruar në Komisariat ?
Pas tri ditësh

Sa u mbajt?
Rreth 12 orë

Ka pasur raste të tjera të shoqërimit në Komisariat?
Jo, familja jonë nuk ka shqetësime të tjera apo edhe konflikte.

Gjatë këtyre ditëve që jeni në kërkim a ka pasur persona që mund ta kenë parë diku dhe kanë dhënë informacione?
Kanë thënë se e kemi parë këtu, por nuk besoj të bëjnë foto.

Po policia?
Deri tani asgjë nuk më ka marrë në pyetje, dy rrugë ka ose të jetë mirë ose i vdekur, se në hava nuk rrinë.

Keni dyshim se mund të jetë diku dhe të jetë larguar me dëshirën e tij?
Unë nuk e kam trajtuar keq.

Ju ka pyetur policia për lidhjen e djalit tuaj me viktimën Can Kariqi?
Jo, e dinte policia se e ka marrë vetë, e ka marrë inspektori i zonës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb