Pasditen e së hënës pranë komisariatit numër 3 është bërë një kallëzim nga nëna për humbjen e kontakteve me djalin. Burime thonë se nëna ka pretenduar se ka humbur kontaktet me djalin e saj që në datën 6. Dyshohet gjithashtu se 20-vjeçari është konsumues i lëndëve narkotike. Të njëjtat burime thonë se pak kohë më parë 20-vjeçari është larguar nga banesa e tij për disa ditë dhe është bërë e mundur gjetja e tij pas kallëzimit nga familjarët.

Sa i përket rastit dyshohet se nëna, 37-vjeçarja me inicialet F. I., e ka bërë kallëzimin pas disa ditësh me arsyetimin se priste që djali të rikthehej në shtëpi, ndërsa i është drejtuara policisë për të bërë denoncimin, pasi ka humbur dhe kontaktet me të birin përmes telefonit.

Burimet thonë se kërkimet për lokalizimin e tij janë përqendruar në kryeqytet në disa zona të ndryshme. Dyshohet se ditët e fundit ka pasur dhe një konflikt me familjarët, kjo dyshohet edhe të jetë arsyeja e largimit të tij nga banesa që prej datës 6. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. B., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb