Ky është 83-vjeçari Hamdi Kaziu, banesa e 2-katëshe e të cilit në rrugën Petro Nini në Tiranë, u shemb në vitin 2014. Ai rrëfen, se këtë shtëpi e ka ngritur me mundin e djemve që punonin në një biznes të vogël dhe në emigrim. Pas shembjes së banesës, nisi një kalvar i gjatë i betejave gjyqësore, duke parë t’i fitonte në favor të tij të gjitha shkallët.

Kaziu tregon se deri më tani ka përfituar vetëm 10 milion lekë të vjetra, ndërsa shteti, i duhet t’i japë në formën e dëmshpërblimit edhe 110 milionë lekë të tjera.

83-vjeçari ka një apel, ku kërkon që të respektohet vendimi i Gjykatës së Lartë dhe të përfitojë paratë që meriton, pasi shprehet se gjendet prej vitesh në mes të katër rrugëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: