Kryefjala e futbollit ditën e djeshme jo vetëm në Itali por edhe më tej ka qenë portieri i Benevento-s, Alberto Brignoli. 26-vjeçari realizoi një gol me kokë në minutën e 95 duke i hequr Milanit 3 pikët dhe në të njëjtën ishte heroi i ekipit të tij pasi Bemevento mori pikën e parë që prej fillimit të “Seria A”.

Nga dje në sot fama e Brignoli-t është rritur ndjeshëm pasi lajmi se ai ‘nxiu’ debutimin e Gatusso-s me “djallin” mori dhenë në gati të gjithë mediat sportive europiane. Një ndryshim drastik ka ndodhur edhe në numrin e ndjekësve të portierit në llogarinë e tij në ‘instagram’. Para golit Brignoli numëronte vetëm 6 mijë, ndërsa sot janë 32 mijë. Me pak fjalë në rrjetet sociale fame e portierit të Benevento-s është 5-fishuar.

“Nuk e di sa shumë mesazhe më kanë ardhur. Në Instagram sot kam gati 32 mijë ndjekës. Kur po bëhesha gati të hyja në zonë, më kaloi flash para syve goli. 10 minuta më vonë, e realizova. As që nuk e pashë topin që shkonte drejt rrjetës, sepse isha duke u rrotulluar në tokë. E godita topin me pjesën e pasme të qafës”, tregon portieri i Beneventos.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb