Partia Socialiste për Integrim prezantoi këtë të hënë kandidatët për deputetë në 12 qarqet e vendit.

Ish-deputeti Lefter Maliqi, do të jetë i shtati në listën e LSI për qarkun e Beratit. Ai thotë se ka pranuar vetë të jetë në këtë renditje, pasi synon të grumbullojë më shumë vota se nga të gjithë kandidatët e tjerë në këtë qark.

Maliqi theksoi se LSI në qarkun e Beratit do të marrë 3 mandate, ndërsa opozita e bashkuar sipas tij do të marrë gjithsej 5. Ndërsa nga krahu tjetër sipas tij, Partia Socialiste do të fitojë vetëm 2 mandate deputetësh.

“Gjysma e deputetëve të grupit parlamentar të përdorur nga rilindja nuk do të jenë në listat për deputetë, por do të vazhdojë pakënaqësia e madhe në bazë. Ashtu siç kam thënë nga deputetët e opozitës së re, nuk do të shihni asnjë prej tyre. Kjo pakënaqësi vjen dhe në qarkun e Beratit, deputeti i Partisë Socialiste të Skraparit ka ngritur akuza shumë të rënda për kandidatët për deputetë, me akuza tepër të rënda të socialistëve të beratit ndaj drejtuesit lokalë. Po ashtu edhe në Kuçovë, pjesë e qarkut të Beratit, krerët lokalë të Partisë Socialiste të pushtetit lokal nuk takojnë kandidatët e vetëshpallur të sektit të rilindjes që kanë nisur fushatën. Me kërkesën time kam pranuar pas një kontakti me kryetaren e LSI, të isha i shtati në listë dhe drejtues në bashkinë Kuçovë. LSI në qarkun e Beratit do të marrë 3 mandate, opozita e bashkuar merr 5 mandate, 5 me dy në qarkun e Beratit dhe ky është një mesazh për të gjithë shqiptarët, ku socialistët e zhgënjyer tashmë janë bashkuar opozitës së bashkuar për fitoren e demokracisë, kundër censurës që kryetari i PS i bëri fjalës së lirë. Larg kapjes së Sistemit të Drejtësisë dhe pro frymëmarrjes së konkurrencës dhe tenderit të lirë. Mesazhi është i qartë, jemi në fushatë, nesër është dita e zezë për rilindjen dhe një ditë e madhe për shqiptarët. Goditja më e madhe e sektit ë rilindjes do të jetë në kryeqytet dhe më pas në të gjithë vendit. Unë pranova i shtati për t’i thënë sektit të rilindjes që do të jem më i votuari nga e gjithë lista e kandidatëve në të gjithë sektin e rilindjes. Kjo falë votave të pastra dhe janë votat e elektoratit gri dhe të socialistëve të zhgënjyer”, tha Lefter Maliqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb