Seriali spanjoll “La Casa de Papel” ka thyer rekorde shikueshmërie dhe konsiderohet si një prej serive më të famshme në botë.
Pas 4 sezoneve të suksesshme, tashmë kanë nisur xhirimet edhe për sezonin e 5 i cili pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një prej personazheve më të njohura dhe më të pëlqyera është “Tokyo” e cila pëlqehet për karakterin, rolin por edhe fizikun e saj.
E një ngjashmëri me të duket se e ka aktorja e njohur kosovare, Shengyl Ismaili, të paktën kështu i thonë rrethi i saj, e këtë ajo e tregoi në një postim në Facebook.

“Kom marr shume mesazhe qe po i perngjajsha aktores ne rolin e TOKYO te serialit “LA CASA DE PAPEL” si me karakter ashtu edhe ne pamje. Kisha me thon ajo mu me perngjan se mos kurgjo osht me e re se une”, ka shkruar aktorja në postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: