Mbesa e Nicole Kidman dhe vajza e motrës së saj, Antonia Kidman, tashmë është 25 vjeç dhe ka karrierën e saj si prezantuese televizive. Në fakt, me kalimin e viteve bukuroshja Lucia Hawley duket se i ngjan gjithnjë e më shumë tezes së saj simpatike. Sidomos në postimet e reja që ka bërë për ditëlindjen e saj, me një fustan fuchsia të firmosur nga Maggie Marilyn, duket qartë se ajo ka marrë buzëqeshjen dhe sytë e aktores 56-vjeçare.

Për rastin festiv, Hawley zgjodhi të vishte një krijim maxi në stilin sirene me rrufe, që tregonte formën e saj të lakuar. Në një nga postimet ajo ka pozuar me të dashurin e saj, Henry Poole, me të cilin është së bashku prej tre vitesh dhe së fundmi është fejuar.

“Ne u njohëm kur unë isha 21 vjeç dhe ai 22, në një periudhë kaq të shkurtër ndihemi sikur kemi jetuar shumë bashkë”, ka thënë ajo në një intervistë për marrëdhënien e tyre. “Ne mbaruam universitetin, jetuam një pandemi, filluam punë të reja, është e mrekullueshme që ndamë momente të tilla përcaktuese së bashku, të bën të ndihesh shumë mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb