Për Hoze Marselo Ferreirën, te Tirana ka vetëm një të pazëvendësueshëm. Ai është Toni Maveje. Ugandezi është lojtari i vetëm, që trajneri Ze Maria ka aktivizuar në pesë ndeshjet zyrtare që skuadra bardheblu ka zhvilluar këtë sezon në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë. Për ata që nuk e dinë, te bardheblutë në vetëm 4 javë Superiore janë aktivizuar plot 21 futbollistë. Asnjë skuadër tjetër nuk ka aktivizuar kaq shumë lojtarë në kaq pak ndeshje.

Vetëm Kukësi i është afruar disi, pasi ka aktivizuar 20 futbollistë. Gjithsesi, Ze Maria Mavejen nuk e nxjerr nga loja, edhe pse ai është fajtor në golin e parë të Kukësit dy javë më parë. Plot 450 minuta ka në këmbët e tij Maveje, me titullarin e pazëvendësueshëm të brazilianit në kampionat dhe Kupë. Mesfushori nga Uganda është lojtari më i besuar i trajnerit të kryeqytetasve, pasi ishte në fushë dhe në ndeshjen e Kupës me Ilirinë për 90 minuta të plota.

Një statistikë shumë e veçantë dhe interesante, duke ditur që Maveje ka zënë vendin e Karabecit e Dajës që sezonin që shkoi. I vetmi që i afrohet ugandezit është Uinful Kobina me 419 minuta në pesë ndeshje.

Maveje

Shkurt, braziliani i beson më shumë lojtarëve të huaj se futbollistëve shqiptarë. Kujtojmë që Tirana ka grumbulluar 4 pikë në po kaq javë dhe nga “bigët” e Superiores është skuadra që ka më pak pikë. Ze Maria duhet të fitojë dy ndeshjet e radhës me Skënderbeun në Korçë dhe Partizanin, që të qëndrojë në krye të bardhebluve.

PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: