VLORË

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Kushtrim’ në Vlorë. Lënda plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se nga shpërthim nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë, paraprake: Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: