Persona ende të paidentifikuar në Pogradec i kanë vendosur zjarrin një masivi me ferra e shkurre, në brendësi të së cilës, kishte goma të vjetra makine.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve, që rrezikuan dhe një njësi shërbimi servis aty pranë.

Ndotja e krijuar në ajër si pasojë e djegies së gomave është e lartë.

Ndërkohë që në vendngjarje është dhe policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb