FIER

Një grabitës ka rënë në prangat e policisë së Fierit, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

40-vjeçari Erjon Sulohoxhaj dhe 30-vjeçari Sokol Mellaraj dyshohet se në afërsi të lagjes “29 Nëntori”, kanë vjedhur një shumë parash në çantën e shtetasit krahut shtetasit N. F. Po ashtu, policia ka ndërmarrë edhe një tjetër operacion, ku në pranga ka rënë 35-vjeçari Zamir Malaj.

Ky i fundit u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit në lokalin e tij, në lagjen “Konferenca e Pezës”.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Vijojnë kontrollet e pandërprera për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Arrestohet një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër që ushtronin këtë veprimtari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin Z. M., 35 vjeç, banues në Fier dhe proceduan penalisht shtetasin F. K., 16 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Konferenca e Pezës” në lokalin në pronësi të shtetasit F. K ku ishte i punësuar shtetasi Z. M., u gjet dhe u sekuestrua një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” e kryer në bashkëpunim.
——

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 40 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi S. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “29 Nëntori” në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur një sasi parash në çantën e krahut shtetasit N. F.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb