“Nuk isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja, pasi jetoj në emigracion”. Kështu deklaron vëllai i viktimave në Kodër Rrëshen. Në një lidhje skype për emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, vëllai i Esmeralda dhe Vledison Filopatit pohoi se familjarët e kanë marrë në telefon për t’i dhënë lajmin e kobshëm.

Ai tha se motra dhe vëllai i tij janë vrarë nga ish-dhëndri Fatmir Kolecaj, i cili pas dy ditësh arrati vrau veten me armë. Po ashtu vëllai i viktimave tha se motra e tij prej kohësh dhunohej nga ish-burri, ndërsa ishin ndarë në 2017-ën.

“Nuk isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Kam qenë në emigracion. Më thanë se ka ndodhur kjo fatkeqësie. Janë vrarë në prag të shtëpisë, në mënyrë të pabesë. Kishte përfituar nga errësira autori. S’u shpëtua jeta as e vëllait dhe as e motrës. Shteti kishte të drejtë që ta ruante. Kur i jepet letrën, urdhrin e mbrojtjes, duhej mbrojtur. Ata kishin 12 vite të martuar. Problemi është shfaqur që kur jetonin në Greqi. Kanë pasur probleme. Martesa ka qenë me shkuesi. Kishim pyetur për ish-burrin. Fjalë të mira thonin. Nuk rezultuan ashtu. Në 2017-ën e mori guximin të ndahej. Ai e ka dhunuar, atë s’ka qenë dakord për t’u ndarë me motrën. Arsyeja ishte dhuna në familje. Po punonte, s’punonte, me ditë.”, pohoi vëllai i viktimave.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 25 shkurt, rreth orës 20:40 të mbrëmjes në fshatin Kodër Rrëshen. Ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Kolecaj qëlloi me armë ndaj nënës së 3 vajzave të tij dhe ish-kunatit, Vledisonit, teksa këta të fundit ishin duke hyrë në banesë. Vajza edhe pse kishte një urdhër-mbrojtje nga ish-burri për arsye të konflikteve të herë pas hershme, nuk mundi t’i shpëtonte dot vrasjes. Por sa raste të tilla në përfundojnë tragjikisht edhe pasi marrin një urdhër mbrojtje?! Fenomene të tilla e kanë treguar qartë, që mijëra raste në Shqipëri kanë pasur një fund të trishtë. Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik dhe është tashmë një reflektim për të gjitha ato femra, që disponojnë një letër të ashtuquajtur urdhër-mbrojtje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb