Aventura e dytë e Romelu Lukakut në Milano duhet ende të nisë, kjo pasi Big Rom deri më tani ka qenë hija e emrit të tij, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në infermieri.

Corriere dello Sport shkruan se Lukaku është në garë me kohën për të fituar Inter, në një kohë kur drejtuesit e klubit nuk janë të sigurt nëse do të aktivizojnë të drejtën për të shtyrë huazimin edhe për një tjetër vit. Marotta dhe Ausilio kanë nisur të bëjnë llogari, Lukaku i kushton 20 milionë euro në vit, shifër që në këto kushte nuk janë të gatshëm ta investojnë edhe për një tjetër vit.

Corriereeeeeee Lukakuuu
Corriereeeeeee Lukakuuu

Dëshira e lojtarit as që diskutohet, kërkon të qëndrojë në Milano, por më parë duhet të vërtetojë në fushë se është një investim i sigurt. Ajo që shqetëson më shumë drejtuesit e klubit është forma e tij fizike, dëmtimet e shpeshta dhe koha e gjatë e rikuperimin janë detaje që vendosin jo pak në dyshim të ardhmen e tij në Milano.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: