Të enjten bëhen tre muaj që nga zhdukja e biznesmenit kosovar Bedri Rexhepi.
Institucionet përgjegjëse në Kosovë deri më sot nuk kanë arritur ta zbardhin rastin dhe të bëjnë të mundur gjetjen e 38-vjeçarit. Lidhur me zhdukjen e Bedri Rexhepit tashmë është arrestuar, Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim.

Familjarët besojnë se prokuroria ka prova ndaj tij për përfshirje në rastin e zhdukjes se biznesmenit, por për ta e çuditshme është fakti se si prokuroria nuk ka arritur deri tani të detyrojë të dyshuarin që të tregojë se ku gjendet ai.

Ndërkohë edhe njohësit e sigurisë vlerësojnë se rasti i tij po neglizhohet nga organet e sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb