Në një intervistë për Tivibu Spor, Hakan Calhanoglu lëshoi deklarata të forta, nga Ibrahimovic te trajneri Simone Inzaghi, mesfushori turk kishte një përgjigje për të gjithë: “Ibra nuk është 18-vjeç, është një burrë 40-vjeçarë, unë nuk do bëja kurrë gjestet që bën ai. Këtë vit praktikisht nuk ka luajtur fare, nuk ka kontribuar në titullin e Milan. Atij i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por nuk më intereson. Ka shkruar keq për mua në librin e tij, ishte i detyruar të shkruante ato gjëra pasi në të kundërt nuk do lexohej. Nuk ka ndërmend ti përgjigjem”, u shpreh Calhanoglu për Ibrahimovic duke u ndalur më pas te derbi i humbur përballë Milan, ndeshje që praktikisht vendosi fatet e titullit kampion:

“Inter është shumë i fortë se Milan por ajo ndeshje ndryshojë në minutën e 75-të, ndryshoi pasi u zëvendësuam unë dhe Perisic. Atë ndeshje e humbi trajneri”, u shpreh ndër të tjera Calhanoglo.

Pasi kjo intervistë bëri xhiron në rrjet, mesfushori turk ka bërë prapaktheu duke theksuar se fjalët e tij ishin keq interpretuar: “Qartësisht disa nga fjalët e mia janë keqinterpretuar, nuk kam kritikuar kurrë asnjë trajner, aq më pak mister Inzaghi që e konsiderojë një trajner të madh dhe që më kërkoi me insistim tek Inter dhe më dha besim. Nëse unë dhe shokët e mi kemi bërë një sezon të madh duke fituar dy trofe kjo ka qenë për mëritë të trajnerit”, u shpreh Calhanoglu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb