Mauro Icardi po kalon ditët e fundit me fanellën e PSG-së. Një gjë të tillë e ka konfirmuar në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë edhe trajneri i kampionëve të Francës, Galtier, në konferencën e zakonshme për shtyp.

“E kam parë Mauron në fillimin e kësaj jave. Mungesa e tij javën e kaluar ishte për shkak të zgjedhjeve të mia sportive. E takova në fillim të javës dhe i thashë se nuk dua të punoj me lojtarë që janë jashtë planeve.

Klubi është duke punuar me Mauron për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ka gjetur pak hapësira këtu për të luajtur dhe mendoj se është më mirë që të shkojë diku tjetër për t’u “ringjallur” – tha ai.

Gaa
Gaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: